Punë zgjedhjesh…

Eh, mor shokëni… Po e filloj me psherëtima, por nuk do ta zgjas shumë, jo.

Ja si do të doja t’i shihja unë këto zgjedhje… :)

http://www.bastardidentro.it/node/view/38353

Sy per sy e dhembe per dhembe

Nese nuk hapet linku direkt, beni nje copy -paste dhe shikojeni… Po s’përtuat, kuptohet… ;)
Po deshët qeshni, po deshët… bëni si të doni me një fjalë, por unë u lodha nga gjithë ky ankth, ndaj thashë ta “shplajmë” pak trurin…

Publikuar në Pa kategori, Për të qeshur, Sa për muhabet |më 30 Qershor 2009 |0 Komente »

Shfletim jete

Dje kam njohur një njeri të mrekullueshëm. Një palë sy të zinj, të gjallë, plot jetë, flokë të zinj të shkurtër dhe teksa flet, lëviz kokën herë pas here si për t’u dhënë më tepër forcë fjalëve.
Ky njeri më ka mahnitur me forcën dhe guximin e vet, me dashurinë e madhe për jetën, me gëzimin dhe harenë që përcjell veç me praninë e vet.
Jo, nuk është burri ideal, nuk është burri i duhur në çastin e duhur, është thjesht një vajzë. Një vajzë jo më shumë se njëzet e gjashtë vjeç.
E çë pastaj, do të pyesë ndokush, ç’paska kaq të veçantë kjo vajzë e bukur njëzet e gjashtë vjeçare? Bota është e mbushur plot me vajza të këtilla, madje dhe fort të famshme, shumë më të bukura, shumë më të suksesshme, shumë më të pasura… E di, e di, por ajo vajzë ka një histori të veçantë.
Pikërisht sot, bëhen dymbëdhjetë vjet qysh nga dita kur, një plumb qorr i mallkuar, këputi në mes jetën e saj, e ndau më dysh si me thikë, atëherë dhe tani, para dhe pas… Qysh prej dymbëdhjetë vjetësh ajo është gozhduar në një karrige me rrota dhe gjithnjë ka nevojë për dikë që ta shoqërojë. Por as kjo nuk është e veçanta e saj. »»

Publikuar në Ditar, Mbresa |më 23 Qershor 2009 |11 Komente »

Fundi i botës

Nga Dino Buzzati
Një mëngjes, rreth orës dhjetë, një grusht i paanë pushtoi qiellin e qytetit; mandej, u hap ngadalë në formë kthetre dhe mbeti kështu i palëvizur, si shenjë e një rrënimi të jashtëzakonshëm.

Ngjante si gur, por nuk ishte gur, dukej si mish, por nuk ishte, dukej të kishte përbërje reje, por as re nuk ishte. Ishte Zoti; dhe fundi i botës.

Një murmurimë, që mandej u shndërrua në rënkim e më pas në kujë, u ngrit mbi lagjet e qytetit, derisa u bë një zë i vetëm, i pandarë dhe i tmerrshëm, që ngjitej drejt kupës qiellore si një trombë.

Luiza dhe Pietroja gjendeshin në një shesh të vogël, i vakët në atë orë të ditës, rrethuar nga pallate të mrekullueshëm dhe pjesërisht prej kopshtijesh. Por në qiell, në një lartësi të paskajshme, ndehej pezull ajo dorë.

Dritaret çeleshin kanat më kanat mes ulërimave e britmave të frikshme, ndërsa piskama fillestare e qytetit po qetësohej pak nga pak; zonja të reja, gjysmë cullak dilnin nëpër dritare për të parë apokalipsin. Njerëzia dilnin nga shtëpitë, shumica duke rendur, ndjenin nevojë të lëviznin, të bënin diçka, çfarëdo që të ishte, nuk dinin ku të futeshin.

Luiza shpërtheu në një vaj plot dënesë.

-E dija, - belbëzonte mes lotëve, - që do të përfundonte kështu…Kurrë s’kemi shkuar në kishë, kurrë s’jemi lutur.. s’e çaja kokën unë, dhe ja tani… e ndjeja që do të përfundonte kështu!… »»

Publikuar në Letërsi, Përkthime |më 16 Qershor 2009 |3 Komente »