‹ Poesie •
Nga Charles Bukowsky
E diel. Unë po ha
një qitro. në perëndim
në kishën ortodokse ruse
ka mbaruar mesha.
ajo është brune
me origjinë orientale.
Sytë e mëdhenj ngjyrëgështenjë ngrihen e ulen
mbi bibël, një bibël e vogël e kuqe
dhe e zezë, e teksa lexon
këmbët i lëviz pa pra
luan një vallëzim ritmik
teksa lexon biblën…
vathë të gjatë floriri;
dy byzylykë t’artë mbi secilin kyç
dhe është, ma do mendja, veshur me minifund,
coha i fshtjell kurmin,
ajo cohë - nxirja më e lehtë,
pështjellohet andej-këndej
këmbë të gjata rioshe të ngrohta nën diell…
e pamundur t’i shpëtosh ekzistencës së saj
e pamundur të dëshirosh…
radioja ime -tinguj muzike simfonike
që ajo s’mund t’i dëgjojë
por lëvizjet e saj përputhen saktësisht
me ritmet
e simfonisë…
është brune është brune
dhe lexon fjalën e Zotit.
unë jam Zoti.
Ju duhet të jenii/e identifikuarpër të dërguar një koment.

Asnjë Koment
Burimi RSS i komenteve të këtij artikulli
Trackback
http://arabiada.shqipo.com/2009/12/17/vajza-me-minifund-qe-lexon-biblen-perballe-dritares-sime/trackback/